Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës befasi
befasi:

befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi; sulmuan në befasi.

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shqiptarë. tc cilët prej Tsmail Kadaresë mund të presin befasi të reja. Ai është i ri dhe, pos talentit të shquar — si kusht i parë, ka edhe durimin e punës — si kusht i dytë i krijimtarisë së frytshme, me çka nuk shquhen edhe shumë shkrimtarë të tjerë të letërsisë shqipe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...legjionet romake, iniciativa ishte në duart e kryengritësve, të cilët duke vepruar me shpejtësi dhe shkathtësi e goditnin ushtrinë romake në befasi dhe në disa drejtime në një kohë, sulmonin kolonat e furnizimit etj.. Në luftë kundër kryengritësve ilirë, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga më të fortat, kërkoi ndihmën e aleatit të tij Remetalkut, mbretit të Trakëve dhe dërgoi në Ilirik komandantët më të mirë ushtarakë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Edhe pas humbjes së këtyre personaliteteve të jetës politike e ushtarake të vendit, shqiptarët e vazhduan me vendosmëri luftën kundër trupave osmanë. Në Oronik të Dibrës së Sipërme, pa u parë nga rojet shqiptare, Ballabani e afroi ushtrinë e vet pranë luftëtarëve shqiptarë për t’i gjetur në befasi. Në sajë të vigjilencës së Skënderbeut, i cili i zbuloi vetë forcat armike, luftëtarët shqiptarë u hodhën menjëherë në luftë dhe e fituan betejën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Do të ishte lajthitje të besohet — pran daj edhe një rrugë e hapur për të mos depërtuar tek domethënja e këtij romani — se ky poet dhe prozator i talentuar, që me çdo vepër përpiqet se si t'u sjellë, dhe u sjell, befasi të të reja e të këndshme lexuesve shqiptarë, do të provonte të tregonte, pas tyre që janë treguar deri tani, edhe një përrallë të re mbi Skënderbeun dhe luftërat e tij kundër hordhive osmane në shekullin XV...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Cilësitë kryesore që i ka treguar në letërsinë e fëmijëve, Rifat Kukaj i ka sjellë edhe në këtë anë: qartësinë e shprehjes, optimizmin e madh jetësor dhe lehtësinë e krijimit. Kjo lehtësi e tij është bërë gati befasi në ambientin tonë, ku shkrimtarët brenda disa vitesh mezi mbërrijnë të botojnë nga një përmbledhje të vogël vjershash apo tregimesh. Mbas publikimit të disa përmbledhjeve vjershash, tregimesh, radiodramash dhe një romani për fëmijë, ai ka zënë të publikojë po me atë ritëm edhe veprat e vet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shtetete mëdha nuk janë më bartës të këtyre ideve për shkak seedhe idetë më progresive janë deformuar nga aspiratat dhedëshirat që të dominojë në botë.Romani Kështjella, ndoshta, s'mund të krahasohetpërkah vlera artistike me romanin Gjenerali i ushtrisë sëvdekur, por ai është, gjithsesi, një befasi e këndshme përPanteoni i rrallua...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit ». Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Me t’u kthyer në Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe të aleatëve të tij dhe u drejtua menjëherë kundër dy konsujve romakë, të cilët me legjionet e tyre po vepronin në drejtime të ndryshme. Në këtë situatë ai vendosi t’i thyejë ato veçmas, sa kohë që ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi në befasi legjionin romak që gjendej pranë Beneventit. Këtu u zhvillua edhe beteja e tretë dhe e fundit për Pirron në Itali, ku pësoi disfatë të plotë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...romakëve qe i menjëhershëm: një flotë prej 50 anijesh pesërremëshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun që Filipi e kishte lënë në duart e një garnizoni të vogël. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendën në Apoloni, ku hynë natën pa u diktuar. Këndej së bashku me forcat e qytetit, sulmuan në befasi kampin e Filipit, të cilin e gjetën krejt të pambrojtur. Afër 3 000 maqedonë mbetën në fushën e betejës ose u zunë robër. Mbreti provoi të ikte nga deti, por si e gjeti grykën e lumit të mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tërhoq nga toka për në Maqedoni me mbeturinat ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Gjatë kësaj kohe nuk munguan edhe përpjekjet për të arritur në një marrëveshje, por Filipi shpresonte në rezultate më të mira dhe nuk i pranoi kushtet e konsullit. Ndërkaq romakët mundën të siguronin një dalje në shpinë të Filipit me ndihmën e njërit prej parisë epirotase. I zënë në befasi nga mbrapa dhe i goditur me forcë në ballë, Filipi u detyrua të lërë pozicionet e tij të fuqishme dhe të tërhiqej me humbje të mëdha. Duke ndjekur armikun, romakët u bënë shumë shpejt zotër të një pjese të mirë të Greqisë Qendrore...

Të ngjashme:
befasim:

befasím,-i m. veprimi sipas foljeve.

befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

befasoj:

befas/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të habitet shumë me diçka të papritur: më befasoi me atë që më tha. 2. e sulmoj në befasi; e kap në befasi.

begati:

begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begati.; rron në begati.

beqari:

beqarí,-a f. të qenët beqar: në kohën e beqarisë; / përmb. beqarët.