Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës befas
befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...papritur. Ky ishte ngazëllimi i udhëtarit që gjen një strehë pas një udhe të rrezikshme në mot të keq. Ajo gota e vogël e konjakut nisi t'ia dëbonte përherë e më shumë pamjen e irnosur e kërcënuese të maleve, që edhe tani në tryezë e shqetësonte herë pas here. "Si një shpend krenar e i vetmuar...” Befas e ndjeu veten tepër të fuqishëm. Trupat e dhjetëra-mijëra ushtarëve, të futur në tokë, kishin pritur kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai kishte ardhur që t'i ngrinte ata nga balta dhe t'ua kthente prindërve dhe të dashurve. Ai kishte ardhur si një Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shënime...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...bënin gjithfarë shenjash me duar, duke treguar herë njërin skaj, herë skajin tjetër të ujërave. Ishte ftohtë. Për shkak të muzgut që po binte me shpejtësi, ata dukeshin nga larg si ca vija të zeza, të kërleshura mbi trap, të pakuptueshëm e misterioze, ashtu si përçartja e tyre çnjerëzore. Dhe befas, tek i shikoja që po iknin, në mendjen time, si një brumbull izi, m'u zvarrit dyshimi se mos vallë njeriu, që i ra sëmundja e tokës te bregu i lumit, falltari shëtitës, që u gjend pranë tij dhe këta dy nëpunës me setra të ngushta, i shërbenin të njëjtit zot dhe paguheshin prej tij... VI...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...të dyshonit. Por unë s'po fsheh asgjë. E pranoj, kam lidhje me të. Dashurie, siç thuhet, ç'të keqe ka? Ata vazhdonin t'i mbanin sytë të ngulur mbi të. - Desha të them, a është vërtet e asaj shkalle, sa të bëhet çështje? Deshi të shtonte: natyrisht, s'ishte ndonjë gjë për t'u lavdëruar, kur befas, si një shkrepje vetëtime, iu kujtua Albana. Zot, tha me vete. Si paskësh qenë e mundur një harresë e tillë? Si kishte ndodhur që pikërisht ajo, që më së shumti duhej të kishte qenë në mendjen e tij atë mëngjes, pikërisht ajo kishte bërë fir. - Ndoshta e dini, - tha me zë të pasigurt. - Unë....

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
befasi:

befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi; sulmuan në befasi.

belas:

bélas ndajf. për beli: u kapën belas.

baras:

báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy baras katër.

befasoj:

befas/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të habitet shumë me diçka të papritur: më befasoi me atë që më tha. 2. e sulmoj në befasi; e kap në befasi.

beftë:

béftë (i, e) mb. i papritur, që vjen befas.