Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës beden
beden:

bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena. 2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena. / diçka dhëmbë-dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena. beden malesh.

Sinonime / Të përafërta:
dhëmbëz
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...duhet të ishin sa më të larta, për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë, dhe me mure të fuqishme për t’u rezistuar makinave gurëhedhëse. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri ose me qemere. Zakonisht kati i sipërm mbulohej me qemer, mbi të cilin krijohej një platformë e rrethuar me bedena. Përveç kullave të zakonshme në kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe të zinin një vend qendror në kështjellë, mund të ishin të lidhura me muret apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bedel:

bedél,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese; pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin. 2. fig. bised. keq. ai që bën një punë në vend të një tjetri: bedel i të tjerëve;

bedel:

bedél ndajf. kot, për dikë tjetër: u vra bedel.

basen:

basén,-i m. sh. -e(t) ujëmbledhës; pellg.

begeni:

begení,-a f. bised. mirësjellje e nderim kundrejt dikujt; përfillje: të pret me begeni.

begun:

begún,-i m. sh. -ë(t) lepurush.