Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bedel
bedel:

bedél,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese; pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin. 2. fig. bised. keq. ai që bën një punë në vend të një tjetri: bedel i të tjerëve;

bedel:

bedél ndajf. kot, për dikë tjetër: u vra bedel.

Sinonime / Të përafërta:
kot
Të ngjashme:
beden:

bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena. 2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena. / diçka dhëmbë-dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena. beden malesh.

bodec:

bodéc,-i m. sh. -ë(t) thumb hekuri në majë të hostenit, thumbac.

bordel:

bordél,-i m. sh. -e(t) shtëpi publike.

buzel:

buzél,-e mb., edhe si em. 1. keq. buzaç. 2. me shenjë në buzë (për kafshët).