Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bec
bec:

béc,-i m. sh. -a(t) 1. qengj i vogël. 2. fig. fëmijë i urtë e i butë, qengj.

Sinonime / Të përafërta:
qengj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... XI-XII, Ana Komnena, përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotërimet fillestare të tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj.. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e të parëve të familjes ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII. Gjatë luftërave me anzhuinët e Napolit (1273-1281), i...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
beg:

beg,-u m. 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.

beh:

beh,-u m. bised. 1. vëmendje e madhe e gatishmëri për t’u ruajtur nga diçka e papritur: rrinte në beh. 2. befasi: i ra në beh.

beh:

beh jokal., -a, -ur bised. vij a shfaqem befasisht; më zë në befasi: ia behu në derë; ia behu shiu.

bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.

bel:

bel,-iI m. sh. -e(t) pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut poshtë kraharorit, mes; pjesa e veshjeve në këtë vend: me bel të këputur me bel shumë të hollë; fustan me bel; e kapi për beli; kam dhimbje në bel.