Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bebe
bebe:

béb/e-jaI f. sh. -e(t) foshnjë: pudër për bebe.

bebe:

béb/e-jaII f. sh. -e(t) [bébëz, -a f. sh. -a(t)] rreth i vogël në qendër të së zezës së syrit, nëpër të cilin hyn drita, ninëz: e ruan si beben e syrit.

Sinonime / Të përafërta:
ninëz
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shpërfilljen e rreme, kollitjet. - Ndonjë dramë të re? - tha, më në fund, me atë mënyrën e veçantë, të gëzueshme, kur flitej për gjëra që do të vinin, natyrisht plot shpresë, si në rastin e grave me shenjat e shtatzënisë, kur i takoje në rrugë: ah, pa shih, pa shih, mos do të kemi së shpejti një bebe? - Ende jo, - u përgjigj mëdyshas Rudiani. - Në të vërtetë, kam një dramë, por është ende në Këshillin Artistik. - Mezi e mbajti veten për të mos i thënë: dhe e dini shkakun? Juve, si hetues, që merreni me fakte, me ekspertiza, mund t'ju duket e pabesueshme: për një fantazmë. - Siç ju thashë...

Ismail Kadare, "E Penguara"

... koleg! Gjenerali e ndiente se po dehej. Pezmi i ishte zbutur disi, ndonëse jo krejt. U mat të fliste prapë për plakën Nicë, por, për çudi, përmendi punëtorin e mahisur. - Ma thatë një herë, - tha tjetri. - Po që vdiq, a e dini? - Edhe këtë e di, - tha gjenerallejtënanti, duke e vështruar në bebe të syrit, si të tregonte se s'trembej nga kësi gjërash. Ma thatë një herë, ma thatë një herë, mendoi gjenerali. Për atë punën e stadiumit më ke çarë veshët nja dhjetë herë e unë s'ta kam prerë fjalën. Tani salloni, dalëngadalë, po zbrazej nga njerëzit dhe shkallët e tavernës, atje në fund, kërcisnin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
belbe:

bélb/e,-ja f. sh. -e(t) patë e egër me trup të vogël, që këlthet me zë të ndërprerë.

beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.

besë:

bés/ë,-a f. 1. fjala e dhënë me sigurinë se do të mbahet, fjala e nderit për një zotim: i doli nga besa; për besë! për fjalë të nderit; me të vërtetë; besa e burrit - pesha e gurit (fj. u.); besa e shqiptarit si purteka e arit (fj. u.); shtëpinë e mban muri, besën e mban burri (fj. u.). 2. besim i plotë, mirëbesim; besnikëri; besëlidhje: njeri me besë; i zë besë i besoj; s’ka besë nuk mund t’i besohet; ia la në besë. 3. etnogr. zotim i familjes së të vrarit për vrasësin se nuk do ta marrë gjakun për një kohë të caktuar; pezullim i gjakmarrjes pas kësaj fjale; koha sa zgjat ky pezullim; mbrojtja që gëzon miku nga mikpritësi: i ra në besë; i dha besë; e vrau në besë.