Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baze
bazë:

báz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e poshtme e një trupi, mbi të cilën ky mbështetet diku. 2. gjeom. brinja e një figure ose sipërfaqja e një trupi, mbi të cilën ngrihet pingul lartësia: baza e trekëndëshit (e piramidës). 3. parim themelor a tërësi parimesh ku mbështetet një shkencë etj.; njohuritë themelore të një fushe të dijes: bazat e astronomisë; hodhi bazat e kimisë; arsyetim pa baza; flet pa baza; në bazë të … (mbi bazën e …) duke u mbështetur në …, sipas …4. tërësia e sendeve dhe e kushteve të domosdoshme për një veprimtari; qendër me mjetet e nevojshme për një punë: bazë teknike (mësimore); bazë detare (ajrore, bërthamore) (usht.). 5. ek. tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i përgjigjen shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese të shoqërisë në një periudhë historike: baza ekonomike; baza dhe superstruktura. 6. organet më të ulëta të administratës, ndërmarrjet a institucionet vartëse, rrethet etj. kundrejt organeve drejtuese të qendrës: punonjësit e bazës; zbres në bazë. 7. vend strehimi i përkohshëm: bazë ilegale. 8. diçka që merret si pikënisje, si masë etj.; pjesa kryesore e diçkaje: bazë e një sistemi numërimi. 9. kim. bashkim kimik, që me acide jep kripëra dhe ujë. 10. si mb. kryesor, themelor: tekst bazë; parime bazë; rroga bazë.

Sinonime / Të përafërta:
kryesor
themelor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...saktë. Vetëm balta e dinte të vërtetën. Gjenerali ktheu përsëri gotën. - Ajo barakë, atje në fushë, - murmuriti me vete. - Me atë magazinier të zymtë... Përpara se të hynin në Tiranë, kishin bërë dorëzimin e tyre, diku në një rrethinë, te baraka e grumbullimit, e ngritur enkas për këtë gjë në bazë të marrëveshjes. - Barakë, magazinier... Dhe një qen te dera... Prifti nuk foli. Gjatë bisedimeve paraprake me zyrtarët shqiptarë, një nga pikat e vështira për t'u marrë vesh kishte qenë moslejimi i kalimit të eshtrave mespërmes qyteteve. Nuk e kishin kuptuar asnjëherë arsyen e këmbënguljes...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të metat e tilla, atëherë duhet të theksohet se janë më të mëdha vlerat e vargut të Ali Podrimjes. Në vjershat e tij, nëpër të cilat ka aq shumë kontraste të bukura („pas njëmijë vjetësh para një milion vjetësh", „o djall o zot", e të tjera), bien në sy shprehjet e bukura metaforike që, shpesh, si bazë e vargut tërësisht, janë të zgjedhura, të kërkuara e jo të hudhura në poezinë prej turrit të parë. Po, sikundër edhe kontrastet, ashtu edhe disa prej metaforave të tij, ndërkaq, janë të zbuluara përmes ndikimesh. Ali Podrimja di të thotë se njeriu i flet lumit „në veshin guaskë", se „mija zogj fluturonin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

..."shqiptarisë". e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqiptare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t'i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon bestytninë e njerëzve...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bahe:

báh/e,-ja f. sh. -e(t) hobe.

beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

naze:

náze,-t f. sh. sjellje a qëndrim sikur nuk e dua ose nuk e pëlqej dikë a diçka; lëvizje ose të folur me përdredhje për t’u pëlqyer të tjerëve: ka shumë naze; lëri nazet!

saze:

sáz/e,-ja f. sh. -e(t) 1. vegël muzikore popullore e ngjashme me mandolinën, me dhjetë tela të ndarë në tre grupe; sh. orkestër popullore; vegla muzikore popullore: i bie sazes; sazet e dasmës. 2. bised. harmonikë goje.

taze:

táze mb. bised. 1. i proshkët; kund. bajat: mish taze mish që sapo është therur; ujë taze ujë që sapo është mbushur. 2. si ndajf. posa: e pjekur taze.