Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baxho
baxho:

báxho,-ja f.sh. -(t) punishte e vogël pranë staneve, ku mblidhet e përpunohet qumështi: djathë baxhoje.

Të ngjashme:
baxhë:

báxh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dritare e vogël në çati; vend i hapur e me kapak në tavan, që shërben për t’u futur nën çati. 2. dhomë midis tavanit e çatisë.

ballo:

bállo,-ja f. sh. -(t) mbrëmje vallëzimi; vallëzim: ballo me maska: fustan balloje.

bardho:

bárdho,-ja m. sh. -(t) qen, kalë etj. i bardhë; / njeri me flokë të bardhë; çubardh.

bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

bixhoz:

bixhóz,-i m. lojë me letra a me diçka tjetër për të nxjerrë fitime, kumar: humbi në bixhoz.