Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baxhe
baxhë:

báxh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dritare e vogël në çati; vend i hapur e me kapak në tavan, që shërben për t’u futur nën çati. 2. dhomë midis tavanit e çatisë.

Të ngjashme:
baxho:

báxho,-ja f.sh. -(t) punishte e vogël pranë staneve, ku mblidhet e përpunohet qumështi: djathë baxhoje.

bahe:

báh/e,-ja f. sh. -e(t) hobe.

bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

axhë:

áxh/ë,-a m. sh. -ë(t) xhaxha.

bahçe:

báhç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. kopsht i vogël pranë shtëpisë, me pemë, me perime a me lule.