Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baxhë
baxhë:

báxh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dritare e vogël në çati; vend i hapur e me kapak në tavan, që shërben për t’u futur nën çati. 2. dhomë midis tavanit e çatisë.

Të ngjashme:
baxho:

báxho,-ja f.sh. -(t) punishte e vogël pranë staneve, ku mblidhet e përpunohet qumështi: djathë baxhoje.

bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

axhë:

áxh/ë,-a m. sh. -ë(t) xhaxha.

gaxhi:

gaxhí,-a f. sh. -(të) bised. shaka; tallje: gaxhi, gaxhi doli gaxhorr (fj. u.).

haxhi:

haxhí,-u m. sh. -lérë(t) fet. titull për besimtarët (zakonisht myslimanë) që shtegtojnë në vendet e shenjta; pelegrin.