Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baticë
baticë:

batíc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i fryrë; kund. zbaticë. 2. fig. ngritja e një lëvizjeje, e një veprimtarie etj.; fuqizim; vërshim: baticë ndjenjash.

Sinonime / Të përafërta:
fuqizim
vërshim
Antonime:
zbaticë
Të ngjashme:
zbaticë:

zbatíc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ulje e nivelit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i ulur; kund. baticë. 2. fig. kohë e dobësimit të një veprimtarie a të një lëvizjeje; rënie: zbaticë e përkohshme.

batis:

batís kal., -a, -ur bised. 1. edhe fig., e rrëzoj përtokë, e përmbys; e vë poshtë; pllakos: e batisi dheu; më batisi malli. 2. përpajnoj. 3. jokal. ia beh: batisi lumi.

batim:

batím,-i m. 1. anim. 2. përmbysje.

baltinë:

baltín/ë,-a f. sh. -a(t) baltak.

ballcë:

bállc/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. kësulë e qëndisur grash, ballore; rrip cohe që lidhin gratë në ballë, ballore.