Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bathishtë
bathishtë:

bathísht/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tokë me bathë, bathore. 2. kërcell i thatë bathe: shkulën (dogjën) bathishtat.

Sinonime / Të përafërta:
bathore
Të ngjashme:
baltishtë:

baltísht/ë,-a f. sh. -a(t) tokë që mban ujë e nuk kullon, baltak, baltësirë; baltë.

ballishtë:

ballísht/ë,-a f. sh. -a(t) shpat mali e dalë përpara: duket mirë ballishta.

barnishtë:

barnísht/ë,-a f. sh. -a(t) barishte mjekësore: pi lëng barnishtash.

kothishtë:

kothísht/ë,-a f. sh. -a(t) dru i shkurtër; copë e thatë druri; / sh. shkarpa: pres (bëj) kothishta për zjarr.

lajthishtë:

lajthísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll me lajthi; vend i mbjellë me lajthi: lajthishtë e re.