Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bather
bathër:

báth/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte me gjethe si të zambakut, me lule të bardha a të verdha e me zhardhok. 2. badër.

Sinonime / Të përafërta:
badër
Të ngjashme:
bathëz:

báthëz,-a f. sh. -a(t) 1. bot. bimë barishtore si batha, me bishtaja e me kokrra më të vogla. 2. kokrriza që bëhet nga thumbimi i grerëzës etj.

bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

bakter:

baktér,-i m. sh. -e(t) biol. organizëm shumë i vogël njëqelizor, që kalbëzon e tharbëton lëndë organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob: bakteret e tifos.

batare:

bataré,-ja f. sh. -(të) 1. e shtënë me disa armë zjarri njëherësh: batare pushkësh. 2. fig. breshëri: batare të sharash.

bateri:

baterí,-a f. sh. -(të) 1. usht. njësi artilerie prej disa togash: bateri kundërajrore. 2. fig. goditje a sulme të përqendruara: bateri kritikash. 3. fiz. grup i lidhur pilash, akumulatorësh a kondensatorësh: radio me bateri.