Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bathë
bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

Të ngjashme:
bathër:

báth/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte me gjethe si të zambakut, me lule të bardha a të verdha e me zhardhok. 2. badër.

bathëz:

báthëz,-a f. sh. -a(t) 1. bot. bimë barishtore si batha, me bishtaja e me kokrra më të vogla. 2. kokrriza që bëhet nga thumbimi i grerëzës etj.

baxhë:

báxh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dritare e vogël në çati; vend i hapur e me kapak në tavan, që shërben për t’u futur nën çati. 2. dhomë midis tavanit e çatisë.

bythë:

býth/ë,-a f. sh. -ë(t) bised. 1. anat. pjesa e prapme e trupit të frymorëve me organin e jashtëqitjes e mollaqet; të ndenjurat, prapanica. 2. fundi i jashtëm i një ene; pjesa e poshtme e një druri etj., rrëzë, fund: bytha e kusisë; në bythë të fikut.

vathë:

váth/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vend i gardhuar e zakonisht i pambuluar, ku mbahet a ku rri bagëtia; vend brenda në stallë ku mbahen viçat e këputur; tufa e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë: i futi në vathë; ruan vathën. 2. vendi ku mbahen zgjojet e bletëve; tërësia e këtyre zgjojeve: vathë prej pesëdhjetë zgjojesh.