Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bateri
bateri:

baterí,-a f. sh. -(të) 1. usht. njësi artilerie prej disa togash: bateri kundërajrore. 2. fig. goditje a sulme të përqendruara: bateri kritikash. 3. fiz. grup i lidhur pilash, akumulatorësh a kondensatorësh: radio me bateri.

Të ngjashme:
batërdi:

batërdí,-a f. sh. -(të) bised. shkatërrim i madh, rrënim; kërdi.

bakter:

baktér,-i m. sh. -e(t) biol. organizëm shumë i vogël njëqelizor, që kalbëzon e tharbëton lëndë organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob: bakteret e tifos.

batare:

bataré,-ja f. sh. -(të) 1. e shtënë me disa armë zjarri njëherësh: batare pushkësh. 2. fig. breshëri: batare të sharash.

galeri:

galerí,-a f. sh. -(të) 1 tunel i gërmuar në një mal (në miniera etj.); kalim i nëndheshëm. 2. teatr. ballkon në pjesën e sipërme të sallës së një teatri etj. me ndenjëse për shikuesit. 3. ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe paraqiten veprat më të mira të artit.

materie:

matéri/e,-a f. 1. filoz. kategori kryesore filozofike, që shënon lëndën a botën materiale në raport me ndërgjegjen: materia dhe ndërgjegjja. 2. libr. lëndë, material: materie e ngurtë (e lëngët, e gaztë, organike).