Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batbat
batbat:

batbát ndajf. mënyrë të luajturi me turrë, që disa burra të ulur në rreth e kalojnë dorë më dorë fshehurazi.

Të ngjashme:
baobab:

baobáb,-i m. sh. -ë(t) bot. dru tropikal me trung shumë të trashë, që bën kokrra të mëdha si kunguj.

barbaç:

barbáç,-i m. sh. -ë(t) bised. arbëresh i Greqisë.

barbar:

barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar.

barbar:

barbár,-e mb. 1. hist. që lidhet me barbarët, i barbarëve: fiset barbare. 2. përb. shumë i prapambetur, i pagdhendur e primitiv; i egër e shkatërrimtar: sjellje barbare.

bajat:

baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.