Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batalloj
batalloj:

batall/ój kal., -óva, -úar bised. 1. e lë pa punë, e lë batall. 2. e prish, e nxjerr jashtë përdorimit.

Të ngjashme:
çatalloj:

çatall/ój kal., -óva, -úar bised. 1. e ndaj më dysh, e bigëzoj; e shtrembëroj, ia kthej dhëmbët anash: çatalloj drurin; / hap fort në të dy anët; çakërrit: çatalloj këmbët; i çatalloi sytë. 2. fig. sjell grindje e çrregullim; prish: i çatalloi të gjithë; e çatalloi punën.

batalion:

batalión,-i m. sh. -e(t) njësi ushtarake e regjimentit, që ka disa kompani; njësi e tillë vullnetarësh në aksione: batalion këmbësorie; batalioni i rinisë; komandanti i batalionit.

batallës:

batállës,-e mb., edhe si em., bised. që rri pa punë, që sillet kot.

batall:

batáll,-e mb. bised. 1. që nuk hyn në punë për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm; / i papunuar, djerr: mall batall; tokë batalle. 2. fig. i trashë e i ngathët: batall nga mendja.

batall:

batáll ndajf. kot; pa punë: na la batall; e bëri batall e prishi, e nxori jashtë përdorimit.