Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batall
batall:

batáll,-e mb. bised. 1. që nuk hyn në punë për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm; / i papunuar, djerr: mall batall; tokë batalle. 2. fig. i trashë e i ngathët: batall nga mendja.

batall:

batáll ndajf. kot; pa punë: na la batall; e bëri batall e prishi, e nxori jashtë përdorimit.

Sinonime / Të përafërta:
djerr
kot
Të ngjashme:
bakall:

bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e zhubravitur.

çatall:

çatá/ll,-lli m. sh. -j(të) 1. degë e një druri që ndahet anash; bigë; bisk që del anash; majë e dalë anash e një sendi, dhëmb; përdorëse a mjet me një pjesë të dalë: çatajtë e ullirit; çatalli i shkëmbit; çatall për flokë karficë; çatall bari sfurk me dy dhëmbë; çatalli i parmendës veshëza. 2. dhëmb që del anash, stërdhëmb; dhëmb i mprehtë; çatajtë e qenit.

çatall:

çatáll,-e mb. 1. që e ka trungun të ndarë më dysh; që ka dy dhëmbë: vidh (lis) çatall; sfurk çatall. 2. që del anash; i vëngër: dhëmb çatall.stërdhëmb; sy çatall. 3. që i është thyer tehu, i topitur: sëpatë çatall.. 4. si ndajf. duke i hedhur këmbët anash: ecte çatall; / duke i hapur anash si bigë: i vuri çatall.

batallës:

batállës,-e mb., edhe si em., bised. që rri pa punë, që sillet kot.