Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batalion
batalion:

batalión,-i m. sh. -e(t) njësi ushtarake e regjimentit, që ka disa kompani; njësi e tillë vullnetarësh në aksione: batalion këmbësorie; batalioni i rinisë; komandanti i batalionit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ky oficer i lartë kryen misionin për të cilin është formuar. Nëse ushtria që komandon tani e tutje mund të strehohet e gjitha nën mushamanë e një kamioni, kjo nuk ndryshon asgjë: në një tjetër botë, ai është, negativisht, gjenerali. Por, mos vallë, ekziston ai më tepër apo ndryshe nga këto batalione skeletesh që tërheq pas vetes? Kjo nuk është e sigurt, ag shumë përziben, në romanin e Ismail Kadaresë, njeriu dhe detyra e tij (nga ku kuptohet, pa kaluar domosdoshmërisht në simbol, se përse heroi i tij nuk ka as emër, as mbiemër: ai ka qenë dhe do të mbetet përherë vetëm gjenerali)...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
batalloj:

batall/ój kal., -óva, -úar bised. 1. e lë pa punë, e lë batall. 2. e prish, e nxjerr jashtë përdorimit.