Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batak
batak:

baták,-u m. sh. -ë(t) 1. vend me ujë të ndenjur e me baltë; lerë, llucë: ngeci (ra) në batak; erë bataku. 2. fig. gjendje e amullt dhe e ndyrë; / fundërri, llum: ka rënë në batak ka rënë në llum; e la në batak e la në baltë.

Sinonime / Të përafërta:
lerë
llucë
llum
Të ngjashme:
baltak:

balták,-e mb. që ka shumë baltë; i qullët si baltë; baltanik: tokë baltake.

banak:

banák,-u m. sh. -ë(t) tryezë e posaçme në lokale e dyqane, me rafte të mbyllura zakonisht me xham, ku mbahen ëmbëlsira, pije etj.

butak:

buták,-e mb. 1. shumë i butë, i squllët: pjepër butak. 2. fig. me karakter të dobët, i thyeshëm.

jatak:

jaták,-u m. sh. -ë(t) 1. bised. shtrat ose dyshek për të fjetur; shtresa e mbulesa: zuri jatakun u sëmur; u ngrit nga jataku u zgjua; u shërua. 2. fig. keq. mbështetje për dikë; ai që fsheh dikë a diçka.

baltak:

balták,-u m. sh. -ë(t) vend me shumë baltë, baltishtë, baltovinë.