Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës batërdis
batërdis:

batërdís kal., -a, -ur bised. shkatërroj krejt, rrënoj; dërrmoj.

Sinonime / Të përafërta:
rrënoj
dërrmoj
Të ngjashme:
batërdi:

batërdí,-a f. sh. -(të) bised. shkatërrim i madh, rrënim; kërdi.

çakërdis:

çakërdís kal., -a, -ur bised. 1. përhap andej-këtej; i bëj të ikin në rrëmujë; fig. ngatërroj, bëj rrëmujë: i çakërdisi dhentë (pulat); e çakërdisi punën. 2. fig. i prish mendjen, e marros; e hutoj; jokal. çakërdisem: e çakërdisi djalin; çakërdisi fare.

batërdisem:

batërdísem vetv. e batërdis. / pës. batërdísem.

batërdisje:

batërdísj/e,-a f. shkatërrim i plotë, rrënim.

batërdisur:

batërdísur (i, e) i shkatërruar krejt, i rrënuar.