Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bastis
bastis:

bastís kal., -a, -ur kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi a në një vend tjetër për të gjetur diçka të ndaluar. / pës. bastísem.

Të ngjashme:
rastis:

rastís jokal., -a, -ur 1. ndodhem rastësisht diku: rastisa edhe unë në atë mbledhje. 2. edhe pavet. ndodh papritur; qëllon: si të rastisë. 3. edhe kal. bised. takoj rastësisht dikë; gjej rastësisht dikë a diçka: e rastisa në rrugë; rastisi në njeri të mirë. 4. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. kam diçka rastësisht ose në një rast të caktuar: nuk më rastisën para me vete. 5. v. III vërehet.

batis:

batís kal., -a, -ur bised. 1. edhe fig., e rrëzoj përtokë, e përmbys; e vë poshtë; pllakos: e batisi dheu; më batisi malli. 2. përpajnoj. 3. jokal. ia beh: batisi lumi.

baltës:

báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.

baltos:

baltós kal., -a, -ur 1. përbalt. 2. ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë.

bartës:

bártës,-e mb., edhe si em., mbartës.