Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bastard
bastard:

bastárd,-e mb., edhe si em. 1. biol. që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të ndryshme dhe ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve. 2. fig. përb. i zvetënuar dhe i çoroditur.

Të ngjashme:
bastar:

bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.

bastardoj:

bastard/ój kal., -óva, -úar 1. biol. e bëj bastard. 2. fig. përb. e zvetënoj dhe e çorodit; e prish.

gastare:

gastár/e,-ja f. sh. -e(t) krahin. 1. qelq; copë qelqi; enë qelqi (gotë, shishe etj.). 2. kafshë me qime të ndritshme. 3. si mb. fig. i pastër e i ndritshëm; i kulluar, i kthjellët.

bastardim:

bastardím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

baltar:

baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.