Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bastar
bastar:

bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.

Të ngjashme:
baltar:

baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.

bastard:

bastárd,-e mb., edhe si em. 1. biol. që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të ndryshme dhe ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve. 2. fig. përb. i zvetënuar dhe i çoroditur.

lastar:

lastár,-i m. sh. -ë(t) 1. degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcell i hollë i disa bimëve: lastar ulliri (rrushi, kungulli). 2. fig. njeri me trup të gjatë, të drejtë e të zhdërvjellët: u bë lastar.

mastar:

mastár,-i m. sh. -ë(t) përdorëse druri e muratorëve për të rrafshuar suvanë.

astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.