Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bast
bast:

bast,-i m. sh. -e(t) marrëveshje me një kusht ndërmjet dy vetave që hahen për diçka: vunë (lidhën) bast; e humbi bastin.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Ujana e Keqe do të dinte të hakmerrej. S'e kishte më kot atë emër. Njerëzit prisnin ardhjen e lumit, siç pritet të vijë njeriu që ka munguar për një kohë të gjatë në shtëpi, kur gjatë mungesës së tij kanë ndodhur ndryshime të rënda. Ndonëse shumica ishin me anën e lumit, madje kishin vënë edhe baste për shkallën e hakmarrjes së tij, kishte edhe nga ata që qysh tani iu vinte keq për urën. Por ata ishin ende të paktë dhe, veç kësaj, e fshihnin keqardhjen. Ditët shkurtoheshin. Erdhi fundi i verës dhe nisi vjeshta por s'ndodhi asgjë për t'u mbajtur mend. Një nga ndërtuesit u mbyt në gropën e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bart:

bart kal., -a, -ur mbart. / pës. bártem.

bask:

bask,-u m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsisë së lashtë, që jeton në veriperëndim të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës; banor vendës i kësaj krahine ose me prejardhej nga kjo krahinë.

bash:

bash,-i m. sh. -e(t) 1. det. pjesa e përparme e anijes a e varkës: topi i bashit. 2. bised. pjesa më e zgjedhur, lulja, ajka, balli: bashi i duhanit; bashi i djemve (i nuseve); bashi i vendit. 3. qoshja a kreu i dhomës.

bash:

bash pj. bised. pikërisht; për këtë arsye; mu: bash mirë.

bust:

bust,-i m. sh. -e(t) art. skulpturë njeriu nga mesi e lart.