Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës basmë
basmë:

básm/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë e hollë me ngjyra a me zbukurime: fustan basme.

Të ngjashme:
barmë:

bárm/ë,-a f. sh. -a(t) lëvorja e blertë mbi urrën e drurëve.

dasmë:

dásm/ë,-a f. sh. -a(t) festë me rastin e martesës, e shoqëruar me një ceremoni të gëzueshme; dita kur bëhet kjo festë: ftesat e dasmës; në dasmë të djalit (të vajzës)! (ur.); të ngrënçim dasmën! (ur.); vjen (shkon, niset) si në dasmë vjen (shkon, niset) në një punë i shkujdesur e i papërgatitur; s’bëhet dasma me një fyell (me një këngë) (fj. u.); atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugë të vogël (fj. u.) mos u gënje nga zhurma, nga buja e nga premtimet e shumta; dasmë pa mish nuk ka (nuk bëhet) (fj. u.) nuk ka luftë e fitore pa gjak; s’prishet dasma për një qepë (për një limon) (fj. u.).

pasmë:

pás/më (i), -me (e) mb. 1. i prapmë: faqja (ana) e pasme. 2. që vjen pas një kohe, i mëpastajme: brezat e pasmë; në vitet e pasme.

bamë:

bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.

basen:

basén,-i m. sh. -e(t) ujëmbledhës; pellg.