Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkues
bashkues:

bashkúes,-e mb., edhe si em., që shërben a që ndihmon për të bashkuar në një të vetme: forcë bashkuese; unazë bashkuese; bashkuesi i shulit të pushkës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ashtu siç thuhej se jo çdo e keqe nuk vinte veç për keq, prej atij kallëzimi mund të merrte vesh atë që e kishte torturuar më tepër se katër javë radhazi: enigmën e vajzës. E njihte atë tryezë në trajtë U-je, veç ishte hera e parë që ishte ulur i vetëm në anën e djathtë të saj. Në pjesën bashkuese të dy anëve të U-së kishte zënë vend sekretari i dytë me një të panjohur. Ç’’ishte kjo thirrje, pa asnjë shpjegim paraprak? Për një gotë ujë a për një kafe, as që bëhej fjalë, por së paku një na fal që të shqetësuam, ose qoftë dhe ca fjalë boshe, nga ato që të gërricnin nervat si “ç'thotë krijimtaria”...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
bashkuar:

bashkúar (i, e) mb. që është bashkuar me dikë a me diçka: të jemi të bashkuar.

bashku:

báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.

shkues:

shkúes,-i m. sh. -(it) etnogr. ndërmjetës për një fejesë, lajmës, mblesës.

bashkësi:

bashkësí,-a f. sh. -(të) 1. të pasurit e diçkaje të përbashkët me një tjetër: bashkësi interesash. 2. lidhje, grup, bashkim a formë organizimi sipas tipareve të përbashkëta, sipas një parimi etj.: bashkësi ekonomike (territoriale); bashkësi shtetesh; bashkësia evropiane; bashkësia e qytetit; bashkësi primitive (hist.) komuna primitive; sistemi i bashkësive (mat.).

bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).