Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashku
bashku:

báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.

Sinonime / Të përafërta:
bashkë
tok
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...P A R A T H Ë N I E Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...thirri si zakonisht miq të shquar për gjahun në humbëtirën e Ujkut, që ai e bënte çdo vit, afërsisht në të njëjtën kohë. Përveç zotërve e vasalëve fqinjë erdhi dhe kryezoti i fuqishëm i Arbrit të Jugut, Gjin Bue Shpata. Nga Veriu erdhën dy djemtë e Balshës plak, Gjergj Balsha dhe Balsha i II, së bashku me gratë e tyre, konteshat Marije dhe Komita. Po kështu, mbërritën njëri pas tjetrit kryezoti i Zadrimës, NikollëZaharia, që ka në stemën e tij një rrëqebull, baronët Pal Gropa e VlashMatranga, i pari zot i Ohrit e i Pogradecit, i dyti zot i Karavastasë, dhe një tjetër zot, emri i të cilit u...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mbërritjes së tij në Shqipëri. Do të besoje në një shkundje në gjumë, njëfarë paralajmërimi për ardhjen e tij... Konferenca e shtypit, si dhe gjithë trazimet e atyre ditëve: vërshimi i njerëzve në shtëpi, letrat, telegramet, thirrjet në telefon, mbetën të gjitha si një zhurmëri e largët, kur ai, se bashku me priftin, në fund të gushtit i hipën prapë avionit për në Shqipëri. Pamja ishte po ajo e herës tjetër, as më shumë, as më pak armiqësore, dhe te pista e shkretë ishin po ata njerëz, me po ato fjalë që shqiptonin përmes së njëjtës buzëqeshje të ftohtë dhe me të njëjtat gabime gjuhësore...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bashkë:

báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

bashkë:

báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.

bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).

bashkoj:

bashk/ój kal., -óva, -úar 1. afroj dy a më shumë sende sa të puqen; lidh ose shkrij pjesë a njësi të veçanta në një të vetme, në një grup a në një vijë; kund. ndaj, veçoj: bashkuan tryezat; bashkuan bagëtinë; bashkoj thepin me shtjekëzën (usht.). 2. fig. lidh ngushtë, i bëj një; shtrëngoj radhët: bashkon njerëzit; i bashkon një qëllim i shenjtë; bashkojmë zërin me …