Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkoj
bashkoj:

bashk/ój kal., -óva, -úar 1. afroj dy a më shumë sende sa të puqen; lidh ose shkrij pjesë a njësi të veçanta në një të vetme, në një grup a në një vijë; kund. ndaj, veçoj: bashkuan tryezat; bashkuan bagëtinë; bashkoj thepin me shtjekëzën (usht.). 2. fig. lidh ngushtë, i bëj një; shtrëngoj radhët: bashkon njerëzit; i bashkon një qëllim i shenjtë; bashkojmë zërin me …

Antonime:
ndaj
veçoj
Të ngjashme:
bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).

bishtoj:

bishtój,-i m. sh. -a(t) keq. bishtnues.

bjeshkoj:

bjeshk/ój jokal., -óva, -úar veroj në bjeshkë; / kal. mbaj e kullot bagëtinë në bjeshkë.

dushkoj:

dushk/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III. lëshon gjethe të reja; dushkohet: dushkoi pylli (mali). 2. bëj dushk për bagëtinë. 3. bised. hedh shtat menjëherë, rritet shpejt: paska dushkuar mjaft djali!

jashtoj:

jasht/ój kal. -óva, -úar nxjerr jashtë; përjashtoj. / pës. jashtóhem.