Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkiak
bashkiak:

bashkiák,-e mb. që lidhet me bashkinë, i bashkisë: këshilli bashkiak; zgjedhjet bashkiake.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...atëherë. Të ardhura të mëdha hynin në arkën mbretërore e të funksionarëve anzhuinë nga taksat e detyrimet që shpeshherë këta ia impononin në mënyrë arbitrare popullsisë vendase. Vendosja e regjimit anzhuin pati reflekse negative edhe në jetën e qyteteve. Autonomia e tyre u ngushtua, organet bashkiake të qeverisjes pushuan së funksionuari e u zëvendësuan nga administrata anzhuine. Interesat ekonomikë të shtresave tregtare-zejtare e të vegjëlisë u dëmtuan rëndë nga politika e monopolit shtetëror mbi prodhimin e shitjen e produkteve kryesore, si dhe nga detyrimet nga më të ndryshmet që nëpunësit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkuar:

bashkúar (i, e) mb. që është bashkuar me dikë a me diçka: të jemi të bashkuar.

pashkak:

pashkák (i, e) mb. që ndodh a që vjen pa ndonjë shkak: zemërim i pashkak.

bashkim:

bashkím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi dhe gjendja sipas foljeve: bashkimi bën fuqinë (fj. u.). 2. lidhje njerëzish në organizata politike e shoqërore, sipas profesionit etj.; lidhje organizatash, shtetesh etj. sipas një marrëveshjeje: Bashkimet profesionale (hist.); Bashkimi i rinisë (hist.); Bashkimi i gazetarëve; bashkime monopoliste; Bashkimi Jugafrikan. 3. kim. bashkëveprimi i atomeve të dy a më shumë elementeve: bashkimi i oksigjenit me hidrogjenin.

bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.