Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashki
bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vinte rrotull jetës sonë, sikur të mos mjaftonin pushtimi, kazermat e ushtarëve të huaj, bombardimet, uria. Nuk e kuptuam se edhe kjo ishte një copë e luftës, ashtu siç ishin një copë e luftës bombardimet, kazermat dhe uria. Të nesërmen e asaj dite që u hap lajmi, një dërgatë pleqsh shkoi në bashki dhe, po atë natë, të tjerë njerëz u mblodhën në kafene, për t'i bërë një letër mëkëmbësit të perandorit në Tiranë. Ata qëndruan shumë orë, ja, tek ajo tryeza atje, duke shkruar e shuar vazhdimisht, ndërsa të tjerët rrinin në këmbë rrotull tyre, porositnin kafe, pinin duhan, hynin e dilnin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bashkë:

báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

bashkë:

báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.

bashku:

báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.

bashkim:

bashkím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi dhe gjendja sipas foljeve: bashkimi bën fuqinë (fj. u.). 2. lidhje njerëzish në organizata politike e shoqërore, sipas profesionit etj.; lidhje organizatash, shtetesh etj. sipas një marrëveshjeje: Bashkimet profesionale (hist.); Bashkimi i rinisë (hist.); Bashkimi i gazetarëve; bashkime monopoliste; Bashkimi Jugafrikan. 3. kim. bashkëveprimi i atomeve të dy a më shumë elementeve: bashkimi i oksigjenit me hidrogjenin.

bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).