Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkerendites
bashkërenditës:

bashkërendítës,-e mb. gjuh. që lidh dy fjali a dy gjymtyrë fjalie të bashkërenditura: lidhëz bashkërenditëse.

Të ngjashme:
bashkërenditem:

bashkërendítem vetv. e bashkërendit. / pës. bashkërendítet v. III.

bashkërenditje:

bashkërendítj/e,-a f. 1. veprimi sipas foljeve; bashkërendim. 2. gjuh. lloj i lidhjes sintaksore të dy fjalive a të dy gjymtyrëve të fjalisë, që janë të barasvlershme nga ana gramatikore dhe nuk varen nga njëra-tjetra.

bashkërenditur:

bashkërendítur (i, e) mb. 1. i renditur bashkë me një tjetër, i bashkërenduar. 2. gjuh. që është i lidhur me bashkërenditje: fjali të bashkërenditura.

bashkërendues:

bashkërendúes,-e mb., edhe si em., që bashkërendon: organ bashkërendues.

bashkërendit:

bashkërendít (bashkërendís) kal., -a, -ur vë në një radhë me një tjetër; bashkërendoj.