Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkerendit
bashkërendit:

bashkërendít (bashkërendís) kal., -a, -ur vë në një radhë me një tjetër; bashkërendoj.

Sinonime / Të përafërta:
bashkërendoj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ushtarake kundër maqedonëve. Dardanët u futën përsëri në koalicionin antimaqedon, por tani të përgatitur nga Roma për qëllimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbretërinë e Dardanëve edhe me shtetin ilir. Duke bashkëpunuar me ushtrinë romake që kishte arritur në kufijtë e Maqedonisë dhe duke i bashkërenditur me të veprimet luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet territoriale që i kishte bërë Roma, do të realizonte aspiratën e saj të vjetër, futjen e Paionisë nën varësinë e saj. Kështu në luftën e dytë romako-maqedone morën pjesë edhe dardanët. Veprimet e para që ndërmori...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkërendim:

bashkërendím,-i m. veprimi sipas foljes.

bashkërenditës:

bashkërendítës,-e mb. gjuh. që lidh dy fjali a dy gjymtyrë fjalie të bashkërenditura: lidhëz bashkërenditëse.

bashkërendoj:

bashkërend/ój kal., -óva, -úar lidh bashkë; rendoj a përshtat veprime, dukuri etj. për një qëllim; përputh. / pës. bashkërendóhet v. III.

bashkërenditem:

bashkërendítem vetv. e bashkërendit. / pës. bashkërendítet v. III.

bashkërenditje:

bashkërendítj/e,-a f. 1. veprimi sipas foljeve; bashkërendim. 2. gjuh. lloj i lidhjes sintaksore të dy fjalive a të dy gjymtyrëve të fjalisë, që janë të barasvlershme nga ana gramatikore dhe nuk varen nga njëra-tjetra.