Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkekohes
bashkëkohës:

bashkëkóhës,-e mb., edhe si em., që jeton në të njëjtën kohë, që është i së njëjtës kohë; bashkëkohor: historian bashkëkohës; bashkëkohësit tanë.

Sinonime / Të përafërta:
bashkëkohor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe vishen njësoj në Paris, Yarshavë, Rio de Zhaneiro dhe në Pakistan. Ekspozitat e pikturës janë jashtëzakonisht të ngjashme prej Sidnejit deri në Osllo, Madje edhe atje ku shfaqet njëfarë stagnimi, si në Bashkimin Sovjetik, aplikohen forma të gjuhës figurative që u rezistojnë disa përvojave bashkëkohëse, por që e vazhdojnë artin e djeshëm të perëndimit, duke mos krijuar kurrfar formash apo materialesh". Nuk do mend se teknika, e cila mund të drejtojë pak a shumë stilin dhe formën e arteve figurative për shkak se ato janë të varura prej teknikës, nuk mund të ushtrojë një ndikim të tillë edhe në...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe për një pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera të karakterit ritual. Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm. Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkëkohësi:

bashkëkohësí,-a f. gjuh. shprehje e dukurive të njëkohshme (për fjalitë kohore).

bashkëkohor:

bashkëkohór,-e mb. i kohës sonë, i sotëm; bashkëkohës: letërsia bashkëkohore.

bashkëkombës:

bashkëkómbës,-i m. sh. -i(t) ai që ka të njëjtin komb me një tjetër; bashkatdhetar.