Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkejetese
bashkëjetesë:

bashkëjetés/ë,-a f. të jetuarit së bashku me një tjetër a me të tjerë: bashkëjetesa e burrit me gruan; / të qenët njëkohësisht bashkë me të tjerë: bashkëjetesë paqësore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...realitet në jetën shoqërore në Shqipëri, ajo nuk arriti asnjëherë të ushqejë shfaqje të intolerancës e të fanatizmit fetar. Përgjatë gjithë mesjetës këtu s’ka asnjë të dhënë që të pohojë ekzistencën e ballafaqimeve e të konflikteve fetare midis shqiptarëve ortodoksë dhe atyre katolikë. Kjo bashkëjetesë e ky mirëkuptim u ruajt edhe kur struktura fetare në Shqipëri ndryshoi në mënyrë radikale dhe kur pjesa më e madhe e popullsisë u konvertua në islamizëm. 5. PRONA FEUDALE NË SHQIPËRI GJATË SHEK. XI-XIV Prona feudale dhe evoluimi i saj në Shqipëri (shek. XI-XIV) Shekulli X ofron dëshmitë e...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"