Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashke
bashkë:

báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

bashkë:

báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.

Sinonime / Të përafërta:
njëkohësisht
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat. Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...traparët e lundërtarët u kthyen në rrogëtarë të tij, përveç ndonjë rasti të rrallë, si ai i traparit kokëshkretë të Përroit të Cungjeve, që pranoi më mirë të vdiste urie, sesa të merrte rrogën e ebreut të mallkuar. Fill pas dimrit të vitit 1367 u ngjit edhe në bregun tonë ajo pllakë e hekurt, bashkë me tarifën e hedhjes matanë, shënuar në të: "Kalimi për njerëz - gjysmë groshi, për kuajt - një grosh”. Në kohë thatësire, kur Ujana e Kege hollohej e mpakej, kalimtarët, për të mos paguar taksën, e kalonin lumin va e pa va, madje edhe kur ishin të ngarkuar me thasë. Mirëpo, jo rrallë ishin...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...provojmë njëherë këndej. - Është e kotë. - Ç'baltë! - Sidoqoftë, duhet provuar njëherë nga e djathta. - Kjo rrugë fushe s'ka për të na nxjerrë asgjëkund. - Ky nuk është kërkim, ky është panik. - Çfarë the? - Baltovinë e mallkuar. - Mbetëm në vend. Zërat e tyre të shqetësuar largoheshin bashkë me hapat nëpër fushë. KREU I TRETË Pas tri javësh u kthyen. Ishte mbrëmje. Vetura ngjyrë bari u ndal përpara hyrjes së hotel “Dajtit”, nën pishat e larta. Gjenerali zbriti i pari. Kishte një pamje të lodhur e të topitur. Madje, ishte hequr në fytyrë. Vështrimi i tij i mpirë u ndal një...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ju dëgjoj, - tha. Hetuesi vështroi një grimë kohe shënimet. - Është fjala për një vajzë të re, - tha me zë të qetë, por tepër të ngadaltë. Aha, ia bëri me vete. Qenkësh tjetra. Salla e teatrit, me kadifenë e kuqe të ndenjëseve, heshtjen e spektatorëve, pastaj duartrokitjet e zgjatura në fund, bashkë me britmat “autori, autori”, nuk do të pësonin gjë. Ishte tjetra që do të binte. Si në zbardhje të vetëtimës vetuan të bëra lëmsh vija ndarëse e gjinjve, pastaj lotët që s'kuptoheshin pse. Sikur ta dinte që diçka nuk shkonte, mendoi gjithë sëmbim. Që gjithsesi do të dilte keq. Hetuesi, pas...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...gëzimet e veta më shpesh se hallet dhe gëzimet e shoqërisë. Është pakëz e papritur që në këtë shekull të progresit dhe prioritetit të pamohuar të shkencës, teknikës dhe gjykimit intelektual, shkrimtarët e shohin të nevojshme dhe të arësyeshme t'i drejtohen aqë shpesh vetëm ndjenjës në vend se ndjenjës bashkë me arësyen dhe intelektin njerëzor. Ndoshta vetëm edhe në kohën e Rilindjes sonë kombëtare — në kohën që i pararendte fitimit të pavarësisë, dhe në dy dhetëvjetëshat e pastajmë kemi pasur kaq shumë vjershëtorë si tani. Po, megjithatë, siç kanë dalë 8 Panteoni i rralluar 113 atëherë, edhe tani është...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

bashku:

báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.

baske:

bask,-e, -ja f. sh. -e(t).

bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).