Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëvuajtës
bashkëvuajtës:

bashkëvúajtës,-i m. sh. -(it) ai që ka vuajtur së bashku me të tjerë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shtetit të tij, dëshmitë e ushtarakëve, letrat ku përmendej, një bisedë telefonike njëzet vjet më parë, një reportazh në shtypin vendës për përmbytjen e zonës, rrëfime të katundarëve pleq, dëshmia e një ushtari grek, që kishte bërë burg në Shqipëri, sipas atyre që kishte dëgjuar nga bashkëvuajtësi shqiptar i qelisë, rrëfimet e arixhinjve. dëshmia e një polici, tregimi i një skizofreni - të gjitha këto dukej sikur ishin grumbulluar enkas për të kundërshtuar njëra-tjetrën. Nganjëherë e qetësonte veten, duke menduar se, në fund të fundit, ajo gropë s'ishte veçse një imtësi në gjithë atë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bashkëvuajtëse:

bashkëvúajtës,-e, -ja f. sh. -e(t).