Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëvendës
bashkëvendës:

bashkëvéndës,-i m. sh. -(it) ai që është nga i njëjti vend me një tjetër; bashkatdhetar.

Sinonime / Të përafërta:
bashkatdhetar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...latine mediocritas, me të cilën Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Taciti, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarët, oratorët dhe filosofët e tjerë të Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesatare. Me të ata i etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s'kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripetive...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bashkëvendëse:

bashkëvéndës,-e, -ja f. sh. -e(t).