Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkësi
bashkësi:

bashkësí,-a f. sh. -(të) 1. të pasurit e diçkaje të përbashkët me një tjetër: bashkësi interesash. 2. lidhje, grup, bashkim a formë organizimi sipas tipareve të përbashkëta, sipas një parimi etj.: bashkësi ekonomike (territoriale); bashkësi shtetesh; bashkësia evropiane; bashkësia e qytetit; bashkësi primitive (hist.) komuna primitive; sistemi i bashkësive (mat.).

Sinonime / Të përafërta:
lidhje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe të tjera. Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...janë të qejfit të durojnë të bëhen ashtu gazi i botës. Shkrimtarë skeptikë nga natyra, ndërkaq, që nuk janë të gatshëm t'i bëjnë marshalla çdo dukurie të realitetit shoqëror ka pasur dhe do të ketë prore, kurse jeta gjithmonë u ka sjellë material frymëzimi shkrimtarëve të këtillë. Si përpara, kur bashkësitë shoqërore kanë qenë të organizuara sipas qejfit të të pasurve që më lehtë të zbatojnë shfrytëzimin e të varfërve dhe të vegjlive, ashtu edhe më vonë kur kanë ngadhnjyer format e barazisë relative shoqërore, jeta u ka sjellë fakte krijuesve që t'i përqeshin dukuritë e ndryshme të realitetit shoqëror...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...ose albanensen, që është e njëjta gjë. Pastaj i thashë se s'ka shumë vite që për vendin tonë ka nisur të përdoret një emër i ri nga vetë njerëzit tanë. Ky emër i ri është Shqipëria, që vjen nga fjala shqiponjë. Pra, Arbri ynë quhet kohët e fundit edhe Shqipëri, që do të thotë një tufë, një bashkësi, një shoqëri shqipesh, kurse vendasit quhen shqiptarë, që vjen nga e njëjta fjalë. Ai më dëgjonte gjithë vëmendje dhe unë vazhdova t'i shpjegoja për një listë serbe të vjetër kombesh, me shenja totemizmi, që ma kishte treguar një murg slloven, ku shqiptari shënohet si shqipe (dobar), hunavi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bashkëri:

bashkërí,-a f. sh. -(të) tipar i përbashkët; ngjashmëri, afri.

bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

flashkësi:

flashkësí,-a f. të qenët i flashkët: flashkësia e muskujve.

lashtësi:

lashtësí,-a (lashtërí,-a) f. sh. -(të) 1. nj. të qenët i lashtë a shumë i vjetër: lashtësia e kulturës (e gjuhës shqipe). 2. kohë e lashtë; e shkuara e largët; bota e lashtë, antikiteti: lashtësia ilire (greke, romake); dijetarët e lashtësisë.

bashkë-:

báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).