Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkërisht
bashkërisht:

bashkërísht ndajf. bashkë; njëherësh: vendosëm bashkërisht.

Sinonime / Të përafërta:
bashkë
njëherësh
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kurrfarë dhembshurie. - Domethënë, ju keni pagëzuar emrat e ushtarëve të panjohur me emra për të cilët keni pasur porosi. - Jo unë, të tjerët, - e ndërpreu gjenerallejtënanti. - Natyrisht. - E keqja është se, ndryshe nga ju që po i grumbulloni trupat, desha të them skeletet, për t'i nisur bashkërisht, ne kemi bërë të kundërtën: i kemi nisur grupe-grupe. Po të kishim vepruar si ju, nuk do të ndodhte gjithë ky gramshalesh. - Ky është më keq se një gramshalesh... - tha gjenerali. Padashur, ai përfytyroi atë që ishte tmerri i çdo gjenerali: shthurjen e ushtrisë. Shenjat e para të krisjes...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Gjon Kastrioti, ishte i sëmurë dhe vdiq në maj të vitit 1437. Të dy vëllezërit i kushtuan vëmendje ruajtjes e forcimit të marrëdhënieve me Venedikun e Raguzën, prej të cilave arritën më 1438 e 1439 të siguronin të drejtat e privilegjet që kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkërisht deri kur vdiq Stanisha më 1446. Pas vitit 1439 Skënderbeu nuk përmendet më në tokat shqiptare. Në këtë kohë në Ballkan po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve ushtarake antiosmane të Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
lashtërisht:

lashtërísht ndajf. libr. 1. në kohë të lashta, në një të shkuar shumë të largët; dikur. 2. sipas mënyrës së vjetër, siç bëhej në kohë të lashta; si dikur në të kaluarën: u vesh lashtërisht.

ashpërisht:

ashpërísht ndajf. ashpërsisht.