Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëri
bashkëri:

bashkërí,-a f. sh. -(të) tipar i përbashkët; ngjashmëri, afri.

Sinonime / Të përafërta:
ngjashmëri
afri
Të ngjashme:
bashkësi:

bashkësí,-a f. sh. -(të) 1. të pasurit e diçkaje të përbashkët me një tjetër: bashkësi interesash. 2. lidhje, grup, bashkim a formë organizimi sipas tipareve të përbashkëta, sipas një parimi etj.: bashkësi ekonomike (territoriale); bashkësi shtetesh; bashkësia evropiane; bashkësia e qytetit; bashkësi primitive (hist.) komuna primitive; sistemi i bashkësive (mat.).

bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

ashikëri:

ashikërí,-a f. vjet. të qenët ashik; dashuri sa për të kaluar kohën.

mushkëri:

mushkërí,-a f. kryes. sh. -(të) anat. organ kryesor i frymëmarrjes, brenda në kraharor, me dy pjesë si sfungjer e të zbardhëlleme, që shërben për pastrimin me oksigjen të gjakut.

ashpëri:

ashpërí,-a f. 1. ashpërsi. 2. acar.