Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëqytetar
bashkëqytetar:

bashkëqytetár,-i m. sh. -ë(t) ai që është nga një qytet me një tjetër.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mbrojtës të interesave të bashkësisë shkodrane pranë autoriteteve shtetërore veneciane. Njëri përmendet në vitin 1431 vetëm me emrin familjar Dukagjini, një tjetër, Teodor Dukagjini, në vitin 1458 është dërguar në Venedik etj.. Ngarkimi i Dukagjinëve me misione të tilla të rëndësishme nga bashkëqytetarët tregon se ata respektoheshin shumë prej tyre dhe se ishin të arsimuar dhe njohës të mirë të gjuhëve të huaja. Dy Dukagjinët e parë (që mund të jenë i njëjti njeri, Vuku), duhet të jenë djem të Budomirit. Për Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t’i përkiste edhe degës së mësipërme...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkëqytetare:

bashkëqytetár,-e, -ja f. sh. -e(t).