Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëkohor
bashkëkohor:

bashkëkohór,-e mb. i kohës sonë, i sotëm; bashkëkohës: letërsia bashkëkohore.

Sinonime / Të përafërta:
bashkëkohës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... që ndryshonte mjaft prej mentalitetit specifik, modern të snobit evropian. Në jetën e shqiptarëve, të organizuar qoftë sipas logjikës së jetës anadollake, qoftë sipas logjikës së jetës fisnore snobët asimilonin mentalitetin e begut dhe agajt po aq sa edhe mentalitetin e bajraktarit. Snobizmi bashkëkohor, modern, evropian në të vërtetë është produkt i shoqërisë klasore, borgjeze kapitaliste, prandaj është e kuptueshme pse fjala snob më së pari është popullarizuar në Angli, në vendin në të cilin janë krijuar më së pari kushtet për lulëzimin e borgjezisë, ashtu sikundër është e kuptueshme pse snobizmi...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

... Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve. Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkëkohës:

bashkëkóhës,-e mb., edhe si em., që jeton në të njëjtën kohë, që është i së njëjtës kohë; bashkëkohor: historian bashkëkohës; bashkëkohësit tanë.

jashtëkohor:

jashtëkohór,-e mb. libr. që trajtohet a që merret jashtë kohës.