Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëkohësi
bashkëkohësi:

bashkëkohësí,-a f. gjuh. shprehje e dukurive të njëkohshme (për fjalitë kohore).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... jeta politike e këtij qyteti gjatë shekujve të mesjetës dhe lidhjet e shkodranëve me Venedikun kanë zënë vend në panegjerikun e humanistit shkodran Marin Beçikemi, të botuar më 1503 (ose më 1504) dhe që i drejtohej dukës Loredan Loredanit dhe Senatit të Republikës së Shën Markut. Edhe pse bashkëkohësi dhe bashkëqytetari i të njëjtit fat me M. Barlecin, M. Beçikemi, po ashtu si Gj. Merula, ishin humanistë me emër për kohën; veprat e tyre për ngjarjet e Shkodrës gjatë viteve 70 të shek. XV mbetën të harruara. Këtyre ngjarjeve u bëri jehonë të gjerë nëpër Evropë vepra e Marin Barlecit « Rrethimi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bashkëkohës:

bashkëkóhës,-e mb., edhe si em., që jeton në të njëjtën kohë, që është i së njëjtës kohë; bashkëkohor: historian bashkëkohës; bashkëkohësit tanë.