Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bashkëbisedues
bashkëbisedues:

bashkëbisedúes,-i m. sh. -(it) ai që bisedon së bashku me të tjerë, bisedues.

Sinonime / Të përafërta:
bisedues
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...karrigës dhe i shpërngul prej qytetit, duke i nisur për në bazat tek të tjerët paraqiten e shkojnë vullnetarisht. Qesharak është ai nëpunësi i Ministrisë në tregimin 730 metra mbi nivelin e detit, kur thotë: „Dua të qëndroj, të ngulem aty ku jam njëherë e përgjithmonë", aqë sa është simpatik bashkëbiseduesi i tij që ia kthen: „Vetëm hunjët e gardhit rrinë ngulur në një vend. Prandaj ata kalben shpejt dhe ne i ndërrojmë vit për vit". Një numër i mirë i tregimeve të përmbledhjes Stuhi në sirtar kanë motiv të përbashkët transferimin e kuadrove nëpër viset e ndryshme të vendit. Tipat që kërkojnë pretekste...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bashkëbiseduese:

bashkëbisedúes,-e, -ja f. sh. -e(t).