Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bash
bash:

bash,-i m. sh. -e(t) 1. det. pjesa e përparme e anijes a e varkës: topi i bashit. 2. bised. pjesa më e zgjedhur, lulja, ajka, balli: bashi i duhanit; bashi i djemve (i nuseve); bashi i vendit. 3. qoshja a kreu i dhomës.

bash:

bash pj. bised. pikërisht; për këtë arsye; mu: bash mirë.

Sinonime / Të përafërta:
det
balli
pikërisht
mu
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjendje statike gjatë formave shfrytëzuese të pushteteve të përparme, jetonte i varfër dhe i mjeruar. Ndryshimet që sjell zhvillimi socialist i vendit synojnë përmirësimin e jetës së këtyre fshatarëve, edhe pse disa prej tyre, natyrisht një numër fare i vogël, nuk janë në gjendje akoma t'i kuptojnë bash mirë masat që nxisin dhe sendërtojnë ndryshimet e tilla. I takuar në imagjinatën e tij me ata individë të rrallë që kryesisht rrjedhin prej brezit të vjetër dhe mbeturinave të klerit, është e natyrshme që Razi Brahimi të ketë drejtuar linjën kritike të romanit të vet kundër tyre, me qëllim që t'i...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.. K R E U I LIN DJA DH E FORM IM I I BASH KËSISË PRIM ITIVE Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bask:

bask,-u m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsisë së lashtë, që jeton në veriperëndim të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës; banor vendës i kësaj krahine ose me prejardhej nga kjo krahinë.

bast:

bast,-i m. sh. -e(t) marrëveshje me një kusht ndërmjet dy vetave që hahen për diçka: vunë (lidhën) bast; e humbi bastin.

bosh:

bosh,-e mb. bised. 1. i zbrazët: enë (shishe) boshe. 2. i kotë: punë (fjalë) boshe.

bush:

bush,-iI m. sh. -e(t) bot. shkurre a dru me lëndë të fortë e të verdhë dhe me gjethe përherë të blerta: lugë (çibuk) bushi.