Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës basen
basen:

basén,-i m. sh. -e(t) ujëmbledhës; pellg.

Sinonime / Të përafërta:
pellg
Të ngjashme:
bacan:

bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.

bakeq:

bakéq,-i m. sh. bakëqínj(të) krahin. keqbërës.

balenë:

balén/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare e deteve dhe e oqeaneve, shumë e madhe e si peshk, që gjuhet për mishin e dhjamin e saj: balena polare (e kaltër).

balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

bares:

bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë.