Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës barut
barut:

barút,-i m. sh. -e(t) 1. lëndë plasëse si pluhur, që përdoret për të mbushur gëzhojat e armëve të zjarrit: erë baruti; fuçi baruti. 2. si mb. fig. që nxehet shpejt; i zjarrtë: e ka zemrën barut. 3. farat e karabushit të qepës.

Të ngjashme:
bart:

bart kal., -a, -ur mbart. / pës. bártem.

bajat:

baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.

balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

baras:

báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy baras katër.

barbun:

barbú/n,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i vogël me luspa të kuqërreme.