Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bartës
bartës:

bártës,-e mb., edhe si em., mbartës.

Sinonime / Të përafërta:
mbartës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...është individ tragjik dhe qesharak apo qesharak dhe tragjik njëkohësisht për shkak se nuk është në gjendje të kuptojë një të vërtetë e kjo është e vërteta e konstatuar prej romakëve të mençur: Majmuni është majmun qoftë edhe kur stoliset me ari. Snobizmi — si dukuri që po përhapet, dhe snobët — si bartës të snobizmit, janë një materie shumë interesante për shkrimtarët, e veçanërisht për humoristët dhe satirikët. Urdhëroni, prandaj, shokë shkrimtarë, veshuni me kujdes që të mos u plagosin adhuruesit apo kundërshtarët dhe lëshojuni në galeritë e shumta të kësaj miniere të pasur të jetës sonë bashkëkohore...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut. Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
baltës:

báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.

barkës:

bárkës,-i m. sh. -(it) 1. shuli i përparmë i tezgjahut. 2. jelek leshi pa mëngë për gra.

mbartës:

mbártës,-i m. sh. -(it), edhe si mb. 1. ai që mbart dikë a diçka; kafshë a mjet që përdoret për të mbartur: mbartësi i ushqimeve; kafshë mbartëse. 2. edhe fig., përçues a ndërmjetës për mbartjen e një sëmundjeje, të një ideje etj.: mbartës i mikrobit; mbartës i gjuhës gjithë ata që e përdorin atë gjuhë.

vartës:

vártës,-e mb., edhe si em., që varet nga një organ a nëpunës më i lartë; kund. epror: sillet mirë me vartësit.

bartë:

bártë (i, e) mb. 1. që është bërë me bar: kasolle e bartë. 2. që s’ka shije ose kripë: gjellë e bartë.