Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bartë
bartë:

bártë (i, e) mb. 1. që është bërë me bar: kasolle e bartë. 2. që s’ka shije ose kripë: gjellë e bartë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zgjasë dhe ta afrojë vizionin e përfytyrimeve të tij poetike. Shpreh- jet metaforike të Ali Podrimjes në rastet më të shpeshta nuk perceptohen të veçuara prej kontekstit të tërësisë kuptimore, prandaj edhe vjershat e tij përjetohen si një tërësi, në të cilën figura posedon fuqinë e nevojshme që të bartë përmbajtjen kur nuk është përdorur për ekspresivitet dhe atraksion formal. Përmbledhja Sampo është, pa dyshim, përmblcdhja deri tani më e mirë e Ali Podrimjes. Me të ai ka dëshmuar se është poet me një shkallë, pak a shumë, të gjerë emocionale, se është poet që deri tani nuk ka manifestuar shenja...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
barth:

barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.

bart:

bart kal., -a, -ur mbart. / pës. bártem.

baltë:

balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).

baltë:

báltë (i, e) [báltër (i, e)] mb. që është prej balte a si baltë: enë të balta.

barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.